Hoyt Brian Yee: Mos t’i mbyllim sytë përballë korrupsionit të madh në Ballkan

Hoyt Brian Yee: Mos t’i mbyllim sytë përballë korrupsionit të madh në Ballkan

Në një intervistë për gazetën serbe “Nin”, zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Brian Yee ka folur në lidhje me anëtarësimin e Ballkanit në BE duke thënë “Numër një si prioritet duhet të jetë progresi ekonomik.

Shumica e vendve në rajon janë rritur tashmë me 3% deri në 4% në vit, por edhe me anë të rritjes deri në 6%, këto vende nuk mund të arrijnë mesatarën e BE’së as për tri dekadat e ardhshme. Mos t’i mbyllim sytë për korrupsionin që është prezent në Ballkan”. Me ndërprerje të vogla të karrierës diplomatike, amerikani Hoyt është “i lidhur” me dekada me Ballkanin, pothuajse dy e gjysmë./Periskopi/

Shpërndaje në: