Humbi kontrollin e automjetit, vdes 41-vjeçari në Burrel
Një 41-vjeçar ka humbur jetën në Burrel, si pasojë e një vetaksidenti.
Sipas policisë, E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën në spital, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./Periskopi/



