“Humbjet e qytetarëve Qeveria Kurti po i promovon si fitore”

“Humbjet e qytetarëve Qeveria Kurti po i promovon si fitore”

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar prapë për rritjen e çmimeve, duke thënë se humbjet e qytetarëve qeveria po i promovon si fitore.

“Paaftësia qeverisëse; humbjet e qytetarëve i promovon si fitore, gjersa feston në emër të suksesit imagjinar. Edhe një javë shtesë me rezultat të dobët. Nga paaftësia qeverisëse po sfidohet dhe dëmtohet mirëqenia e qytetarëve, ndërsa hallet e problemet e tyre vetëm sa shtohen përditë e më shumë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas Gashit paaftësia qeverisëse, zgjidhjet e problemeve i ka të thjeshta “Shto një problem për të shuar një tjetër”.

Gashi tha se kjo qeveri po e vazhdon, sic tha ai, propagandën e suksesit imagjinar.

“Kjo terapi politike e ka origjinën te qeveritë e paafta dhe popullsite, të cilat nuk ndalen me kaq, ngase fillojnë një fushatë të egër arsyetuese dhe fajësuese ndaj të gjithëve. Në shumë raste i fajësojnë edhe qytetarët. E pastaj vazhdojnë me propagandën e suksesit imagjinar, duke i mohuar të vërtetat e prekshme dhe të dëmshme, të jetueshme dhe reale. Kulmin e padrejtësisë e arrijnë kur humbjet e qytetarëve i promovojnë si fitore, gjersa festojnë në emër të suksesit imagjinar. E papranueshme. Krejt e padrejtë”.

Gashi tha se nuk mund t’i thuash qytetarëve, urime për rritjen e çmimeve. Apo, gëzohuni se tash e tutje do të keni mundësi të blini e të ushqeheni më pak.

“Nuk mund t’i thuash qytetarëve: vlerësoni pozitivisht faktin që do ta paguani faturën e energjisë elektrike për 300% më shtrenjtë. Apo, vlerësoni pozitivisht faktin se do të ngroheni më pak e do ta paguani më shumë, ndërsa ju prodhues do të punoni më pak ose aspak”, ka shkruar tutje.

Nuk mund t’i thuash qytetarëve; përgëzime se po thyejmë rekord të zi me numër të të infektuarve. Nuk bën. Nuk duhet. Është keq.

Sipasa Gashit, çdo ditë e më shumë po dëshmohet se, LDK-ja është adresa e vetme dhe adekuate për zhvillimin e vendit.

Shpërndaje në: