Hutimi është strategjia e pushtetit te Kurtit

Hutimi është strategjia e pushtetit te Kurtit

Pushteti i Albin Kurtit ka zgjedhur hutimin. Sepse, e sotmja kerkon tjera metoda, tjera profile. E sotmja ka me e qit jashtë Kurtin si organizmi kelbin.

Shkruan: Ismail Tasholli

Nëse Kurti do t’i kishte përnime fjalët e thëna para Këshillit të VV-së se “në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia”, do ta pyesnim se te kush po kryn kohëve t’fundit i dashtuni Kryeministër.

Kishim me e vetë edhe shumëçka e m’u ba marak shumë për shneten e tij mendore. Ndoshta do ta konsideronim të domosdoshme një terapi kognitive-behaviorale (CBT) që të fokusohemi në analizat dhe lidhjet midis mendimit, ndjenjave dhe sjelljes së tij. Një lloj ndihme n’shërim.

Por, ai, nuk i ka përnime dhe s’ka nevojë hala për terapi. Ai e ka qëllim HUTIMIN e publikut për mirëmbajtjen e pushtetit.
TRULLIMI n’politikë, është metoda zëvendësuese – në kontekstin e ri teknologjik – e paradigmës makiaveliste “përçaj e sundo” (huto e sundo).
Në këtë rast, hutimi si metodë permanente suspendon logjikën dhe secilin standard racional për tu marr me ofertat e tij politike. Shemb mundësitë e “kontrollit të cilësisë” për punët që po provon m’i shitë.
Mos i hani foret me kishe sfidim të realitetit që bën Kryeministri. Ky është veç një i shkretë me ide politike të shekujve të kalum që s’pe ka haberin politik se qysh qeveriset vendi. E ka shfokusu publikun me tema krejt palidhje, duke e kurthu në t’kalumen pa vizion për t’ardhmen. Prandaj ka zgjedhur HUTIMIN. Sepse, e sotmja do tjera metoda, tjera profile. E sotmja ka me e qit jashtë Kurtin si organizmi kelbin.

Shpërndaje në: