I dënuar me 6 muaj burgim, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një 27 vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ekstraduar një 27 vjeçar nga Gjermania për në Kosovë, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale vjedhje e rëndë, raporton Periskopi.
“Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ekstradohet suksesshëm nga Gjermania në Kosovë, i kërkuari me urdhëresë gjykate
Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë
24 Korrik 2025
Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë.
I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit..
Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale.
Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë.



