I dha policit 10 euro ryshfet për shokun, anëtari i popullit i kalon 48 orë në qeli

I dha policit 10 euro ryshfet për shokun, anëtari i popullit i kalon 48 orë në qeli

Policia e Kosovës vazhdon luftën kundër praktikës së keqe e të përhapur gjerësisht në shoqëri: dhënien e ryshfetit.

Kësaj here, një qytetar 57 vjeçar që po udhëtonte bashkë me një shok të tijin, i kishte dhënë 10 euro një zyrtari policor në kabinën e kontrollin në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Ai donte që vet i dyti të hynte në Kosovë.

Por, këto 10 euro u bënë sebep që ai të lajmërohej në Polici dhe t’i kalonte 48 orë si i ndaluar e i intervistuar nga zyrtarët policorë, përcjell Periskopi.

Bashkudhëtari i këtij qytetari nuk kishte pasur testin e Covidit e as vaksinim të plotë siç parashihet me rregullat në fjalë.

Statusi i plotë:

Policia e Kosovës arreston  një të dyshuar për  veprën penale “Dhënie e ryshfetit”

Prishtinë,  25 tetor 2021

Më datën 25.10.2021 në orën 08:40 , në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë,  në hyrje nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Serbisë në të cilin ishin dy persona,  shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS,  bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  për masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964),  i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS. Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhënia e ryshfetit”

Personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në: