I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton Selmanaj

I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton Selmanaj

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka reaguar pasi procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah parregullësi ku disa kandidatëve i janë prekur apo ndryshuar votat.

Selamanaj në Facebook zgjedhjet e 28 dhjetorit i ka quajtur manipulim industrial.

Ai ka thënë se është rinumërimi në të gjithë Kosovën është i domosdoshëm.

“Fatkeqësisht këtij skenari nuk i ka shpëtuar as lista e kandidatëve të LDK-së, përfshirë dhe mua si kandidatë për deputet. Unë si kandidat për deputet dhe si kryetar i Degës së LDK-së në Prizren distancohem tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërsoj vullnetin e qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook./Periskopi/

Shpërndaje në: