I dyshuari për krime lufte në Kosovë del para gjykatës
I dyshuari për krime lufte në Kosovë, Sinisa Spasiq ka dalur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj tij në seancën gjyqësore.
Spasiq, u arrestua të dielën në pikën kufitare të Merdarës, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në Komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, S.S. dyshohet se, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervist aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, raporton KP, transmeton Periskopi
Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve.
Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale./Periskopi



