Dorëzohet në polici 31-vjeçari, dyshohet për një rast të plagosjes në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për “Vrasje në tentativë”, ku një person ishte plagosur.
31 vjeçari kishte kontaktuar policinë dhe ka shprehur vullnetin për vetëdorëzim.
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë”, i cili ka ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Ëesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person, ju njoftojmë se sot, më 21.01.2026, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R, 31 vjeç ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim. Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.”/Periskopi



