I futi dy lopë dhe një viç ilegalisht në Kosovë, arrestohet një person

I futi dy lopë dhe një viç ilegalisht në Kosovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në kufi pasi i njëjti është kapur duke kontrabanduar kafshë, shkruan Periskooi.

Siç njofton Policia, i dyshuari kishte futur dy lopë dhe një viç përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/kafshë.

Me datë 27.01.2023 rreth orës 14:00 Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të dukurive të kundërligjshme dhe kontrabandës në pika kufitare, ka bërë intensifikimin e aktiviteteve taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat nga DRPK-Lindje  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Xh. C, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç).

Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin  pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.

 

Shpërndaje në: