I ktheu borxhin me para false, aktakuzë ndaj një personi në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë” nga Kodi Penal i Kosovës, raporton Periskopi.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M, në muajin nëntor të vitit 2023 në Pejë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim paranë e falsifikuar, ashtu që, pasi i njëjti i kishte borxh të dëmtuarit S.Q, shumën prej 21,500.00€ , të njëjtit i’a kthen 3,500.00€, ndërsa pjesën e mbetur prej 18,000.00€, si garanci në muajin nëntor 2023, i’a jep shumën prej 9,000.00 (nëntëmijë dollar) $ të cilat ishin të falsifikuara.
Prokurori i rastit përpos aktakuzës, ka kërkuar dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit.



