Ibrahimi për problemet me ujë të pijshëm në disa zona: Përgjegjësi e Qeverisë dhe kompanive të ujësjellësit, e jo të komunave

Ibrahimi për problemet me ujë të pijshëm në disa zona: Përgjegjësi e Qeverisë dhe kompanive të ujësjellësit, e jo të komunave

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është shprehur i shqetësuar lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në disa zona të Kosovës, raporton Periskopin.

Ai ka thënë se përgjegjëse për këtë problem është Qeveria dhe e kompanive rajonale të ujësjellësit.

“Është e padrejtë që komunat të fajësohen për mungesën e ujit të pijes, kurse përgjegjësia ligjore i takon kompanive rajonale dhe qeverisë. Komunat kanë bërë investime në rrjet, por pa investime qendrore në burime të reja dhe digë akumuluese nuk mund të ketë edhe përmisim të situatës, Në të njëjtën kohë, të gjitha pagesat për ujin e pijes dhe shërbimet e kanalizimit mblidhen nga kompanitë rajonale të ujësjellësit, dhe jo nga komunat”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se komunat e kanë kompetencë ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, pas kësaj kalon në menaxhim të kompanive dhe në mbikëqyrjen e Qeverisë.

“Për këtë arsye, çdo mungesë e furnizimit apo problem në cilësinë e shërbimit është përgjegjësi ligjore dhe institucionale e KRU-ve dhe e qeverisë qendrore, jo e komunave. Sqarim mbi kompetencat Komunat e Kosovës, sipas ligjit, kanë përgjegjësi vetëm për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pas përfundimit të investimeve, kjo infrastrukturë i kalon automatikisht në pronësi dhe menaxhim kompanive rajonale të ujësjellësit (KRU), të cilat janë nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës. Mungesa e investimeve strategjike Është shqetësuese që nuk ka investime serioze në gjetjen e burimeve të reja të ujit të pijes dhe në ndërtimin e digave akumuluese. Pa projekte madhore në këtë drejtim, nuk do të mund të ketë edhe përmisim të situates”, është shprehur Ibrahimi./Periskopi/

Shpërndaje në: