Ibrahimovic qetëson shpirtrat e tifozëve: Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin …
Zlatan Ibrahimoviç ua ka dërguar mesazh tifozëve të Milanit, të cilët janë të shqetësuar me lëndimin e pësuar të tij në derbin e fituar kundër Napolit në fundjavë.
Ibra u ka thënë tifozëve se nuk do të mungojë 1 deri në dy javë dhe se do të kthehet sërish me formë të lartë për ta ndihmuar Milanin që ta ruajë kryesimin në Serie A.
Këtë mesazh sulmuesi 39-vjeç e dërgoi nga Suedia ku mbrëmë e fitoi “Topin e Artë” në futbollin suedez, ku po ashtu iu hapën edhe dyert e rikthimit në Kombëtare.
Ibra po kalon nëpër një formë fenomenale përkundër moshës së shtyrë. Ai është bërë lider i Rossonerëve që po e kryesojnë kampionatin italian. Po ashtu ka shpreh dëshirën që të luajë futboll deri në moshën 50-vjeç. “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron ylli i Milanit.



