Ibrahimovic rikthehet tek Suedia: Kurrë s’kam menduar të pensionohem

Ibrahimovic rikthehet tek Suedia: Kurrë s’kam menduar të pensionohem

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet për të luajtur për kombëtaren suedeze.

Duke folur në konferencën për shtyp, qendërsulmuesi i Milanit foli për vitin e kaluar të vështirë dhe mundësinë për t’u tërhequr pas fitimit të Scudettos.

“Do të kishte qenë shumë e lehtë. Nuk ishte një përfundim që më përshtatej. Kam bërë operim tre herë në këto 14 muaj. Kishte një moment që gjuri nuk u përmirësua, isha në tunel, nuk pashë dritë. Pastaj, më në fund, gjërat filluan të përmirësoheshin mirë e më mirë. A kam menduar ndonjëherë të heq dorë? Kurrë. Unë nuk dorëzohem. Sfidat më japin adrenalinë. Edhe ju gazetarët që në moshë të re keni shkruar dhe thënë për mua se kam qenë shumë ndryshe, e arrogant, më ndihmua. Gjithmonë e kam këtë dëshirë brenda meje për t’u treguar atyre që dyshojnë se e kanë gabim”, tha Ibrahimovic.

Shpërndaje në: