IHMK paralajmëron zbritje të temperaturave këtë javë deri në -12°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas reshjeve rekorde që përfshinë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve.
Në njoftim thuhet se java nis me depërtimin e masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12°C, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.
Mëngjeset do të jenë të ftohta me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull. Këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale:-11 deri -8°C
Temperaturat maksimale: -5 deri -1°C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi 1-5m/s..
E martë
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: -12 deri -7 C
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C
Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 1-5°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 3deri 7°C
Era: nga juglindja 1-5m/s.
E premte
Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diel.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 4 deri 7°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Periskopi/



