IKSHPK thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi: Ajri sot s’është i shëndetshëm

IKSHPK thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi: Ajri sot s’është i shëndetshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

Në thirrjen e tyre thuhet se ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike, përcjell Klankosova.tv.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook.

 

Shpërndaje në: