Ilir Ferati: Do të mbështesim bizneset që udhëhiqen nga gratë dhe punësojnë gra

Ilir Ferati: Do të mbështesim bizneset që udhëhiqen nga gratë dhe punësojnë gra

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, i shoqëruar nga kandidatë për asamble komunale nga radhët e LDK-së, vizitoi sot kompaninë “Bliff”.

Me këtë rast, Ferati tha se është tepër i entuziazmuar me suksesin e kësaj kompanie.

“Produktet e bizneseve tona janë tepër cilësore, ato çdo ditë e më shumë po zënë vend të merituar edhe në tregje jashtë vendit, përkatësisht në vendet e BE-së”, tha Ferati.

Gjatë vizitës, ai shpalosi edhe pjesë nga programi i tij, me ç’rast veçoi mbështetjen që do ta kenë bizneset që udhëhiqen nga gratë dhe punësojnë gra.

Shpërndaje në: