Ilir Mirena: Dorëheqja është më e pakta që mund ta bëjë Flora Brovina

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ilir Mirena, ka thënë se deputetja e PDK-së Flora Brovina duhet të dorëhiqet pas skandalit të javës së kaluar me publikimin e fotografisë.

“E pakta që do të duhej të bënte, ndoshta, do të duhej të dorëhiqej nga posti i deputetit edhe pse ajo e ka sqaruar se si ka ardhur deri te ajo fotografi”.

“Shumëçka është thënë nga e enjtja, por unë besoj në variantin naiv të Brovionës sesa ndonjë teori konspiracioni se dikush ia ka servuar atë fotografi. Kjo fotografi u dëshmua se ekziston edhe më herët. Ajo këtë foto e ka publikuar edhe në vitin 2012”, është shprehur Mirena.

Sipas tij është momentumi politik që ka ngjallur reagimet e tilla tash që e ka polarizuar skenën politike.

Në 2012 askush nuk e ka vërejtur një fotografi të tillë kurse sot bëhet kaq debat i madh. Ajo nuk besoj se e ka dëmtuar pakthyeshëm kauzën e të gjitha viktimave të dhunës në Kosovë”.

“Kjo klasë politike që kemi duke përdorur krejt zhargonin e heroizmit dhe kaluarën historike nuk është që e ka uzurpuar skenën politike. Ata nuk janë uzurpatorë të skenës politike sepse ushqimin e kanë marrë nga ne, janë pasqyra jonë. Më duket e rëndë kjo, por ata janë çfarë ne jemi, në i mbajmë, ushqejmë dhe votojmë serish. Po të mbahen zgjedhjet sivjet të njëjtit protagonist dalin në skenë. Këtë taksirat vet e kemi krijuar dhe vet e ushqejmë”.

Shpërndaje në: