Imamët e Podujevës s’po lihen të qetë, një tjetër pengohet për të hyrë në xhami

Imamët e Podujevës s’po lihen të qetë, një tjetër pengohet për të hyrë në xhami

Përpara xhamisë së fshatit Halabak të Podujevës janë krijuar tensione të cilat kanë detyruar Policinë e Kosovës që të intervenoj.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, imami i fshatit, Hyzdri Murseli, është penguar që të hyjë në xhami për t’i kryer ritualet fetare, teksa aktualisht ndodhet në polici.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur nga tre persona.

Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë për të marr më shumë detaje në lidhje me rastin, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.

Shpërndaje në: