Imazh i rrallë familjar nga Gili (Foto)

Imazh i rrallë familjar nga Gili (Foto)

Jemi mësuar ta shohim përherë përmes imazheve të saj personale ku shfaqet e vetme e me raste edhe me bashkëshortin Ilir Beranin, shkruan Kosovarja.

Veçse nënkuptohet se fjala është për këngëtaren e mirënjohur Gili, e cila ka ndërtuar karrierë të bujshme prej vitesh e që edhe sot po vazhdon të qëndrojë e pathyeshme falë risive që sjell për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

Veç tjerash, Gili është ndër këngëtaret model për t’u lakmaur për pamjen e cila është e pamundur të tregojë moshën reale, madje mund të thuhet se vazhdimisht sjell freski përmes paraqitjeve të saja e që bënë të duket e jashtëzakonshme.

Këngëtarja nga martesa me tekst-shkruesin e njohur Ilir Berani ka dy djemë të cilët duket se ka qenë dëshirë e përbashkët t’i kursej nga vëmendja mediatike, megjithëse këtë nuk e ka arritur plotësisht.

Para pak kohësh djali i saj u përflit shkaku i ndarjes nga e fejuara për të cilën kohë më parë u bë bujë mediale fillimi i lidhjes së tyre.

Pavarësisht këtyre Gili ka thyer ‘akullin’ përmes këtij imazhi ku shfaqet përkrah familjes së saj bashkë me djemtë dhe bashkëshortin e që mund të cilësohet si një imazh vërtetë i realizuar familjar./Kosovarja/

 

Shpërndaje në: