
Imer Mushkolaj bën avokatin e shtëpive botuese private
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se Ministria e Arsimit, përmes projektligjit për tekste shkollore, po tenton që të shtetëzojë recensentët dhe t’i dëmtojë shtëpitë botuese duke krijuar monopolin shtetëror. Mirëpo sipas Mushkolajt, kjo metodë nuk do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit.
Analisti Imer Mushkolaj, duke bërë avokatin ka thënë se Ministria e Arsimit po tenton që ta monopolizojë të drejtën e botimit duke i dëmtuar shtëpitë botuese dhe duke shtetëzuar recensentët.
Sipas tij, nga ana e Ministrisë së Arsimit me anë të sektorit që pretendohet të krijohet, do të ketë vetëm dëmtim dhe shtetëzim të drejtës për të botuar.
Ai ka bërë pyetjen, çfarë është ky trup të cilin ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci po tenton që ta themelojë?
Sipas tij, shtëpitë botuese janë duke u eliminuar si pronare të drejtave autoriale dhe po u merren të gjitha segmentet e bërjes së teksteve shkollore.
“Nuk po flasim vetëm për proces teknik, mundet të ketë përqindje, por mungesa e cilësisë në arsim, tekstet shkollore nuk janë arsyeja kryesore, ka shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, është barrë e madhe për autorët individualë të aplikojnë, pasi duhet të përgatitin të gjithë librin.
Megjithatë këtë vit Ministria e Arsimit ka nxjerrë një projektligj të ri, i cili thotë se për tekstet shkollore mund të aplikojnë çdo kush që është i interesuar.
Projektligji është momentalisht në diskutim publik dhe po merren komentet e të gjithë të interesuarve. Një adresim për të e ka bërë vet ministrja Arbërie Nagavci.
;
Të fundit
Kurti – Stoltenbergut: Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO
Sherr mes lojtarëve te Boca Juniors – U rrahën keq mes veti në zhveshtore
Vuçiq në takim me Stoltenberg: E respektojmë rolin e KFOR-it në Kosovë
Stoltenberg: Do bëjmë gjithçka për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi, sikurse në veri
Der Standard: Shefi i EULEX’it i dha donacione organizatës së Njomza Eminit për shkak të lidhjes personale
Usyk për meçin ndaj Joshuas: Kam lindur për të luftuar për jetë
Kina do të dërgojë trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake...
Ia kishte thyer telefonin djalit të vogël – Policia angleze ka intervis...
Nëna e Adrien Rabiot kërkoi që mesfushori të kishte të njëjtën pagë si Bruno F...
Stoltenberg takon Vuçiqin: Të shmanget përshkallëzimi i situatës, KFOR-i gatsh...
Nuk ishte vetëm momenti i kartonit të kuq – Nunez dhe Andersen u konfron...
Liburn Aliut mbrëmë iu vodh vetura zyrtare, hajni kapet në Morinë
Anketa: Gjysma e qytetarëve në Serbi besojnë se Kosova është e humbur
Takohen Usyk dhe Joshua – Ukrainasi shfaqet me veshje të veçantë
Kastrati për Periskopin: Ja çka iu thashë policisë serbe kur më pyetën se sa e...
Çfarë problemi ka Mike Tyson? Zbulohet se pse ai nuk mund të qëndrojë në këmbë...
Flet trajneri i Shkupit: E njohim mirë kundërshtarin, ndeshja ndaj Ballkanit ë...