Importuesit e vezëve hedhin në treg për konsum vezët industriale

Importuesit e vezëve hedhin në treg për konsum vezët industriale

Vezët të cilat po importohen në tregun e Kosovës me destinim për përpunim industrial, dyshohet se po shiten për konsumim të qytetarëve. Kjo tregohet në një dokument që e ka siguruar KosovaPress. Për këtë fenomen janë të shqetësuar edhe fermerët, pasi thonë se kjo formë e tregtisë, përveç dëmtimit të tregut po e rrezikon edhe shëndetin e konsumatorëve.

Këto shqetësime i ka shpreh për KosovaPres, kryetari i Shoqatës së Shpendarisë, Agim Sahiti, i cili tha se Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AVUK), duhet të jetë më aktive gjatë kontrolleve dhe mos të lejojë që importuesit e vezëve të bëjnë deklarime me dokumentacione të falsifikuara.

Sipas tij, çmimi i importit të vezëve me destinim për procesim apo prodhim, ka taksa më të ulëta se sa çmimi i vezëve që janë të destinuara për konsum.

Shpërndaje në: