Inati i Qeverisë Kurti: Dikur flisnin për Bashkim Kombëtar, sot askush s’doli për ta pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Inati i Qeverisë Kurti: Dikur flisnin për Bashkim Kombëtar, sot askush s’doli për ta pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë për vizitë në Kosovë, shkruan Periskopi.

Por ardhja e tij nuk u mirëprit nga Qeveria Kurti, ani pse  dikur kjo qeveri fliste për Bashkim Kombëtar.

Rama vizitoi disa kompani në Kosovë nga ku edhe premtoi heqjen e tarifave doganore për Kosovën, por aty të pranishëm nga institucionet e Kosovës nuk ishte askush.

Një ditë para se të mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Rama kritikoi qeverinë Kurti rreth qasjes së saj për nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Ramës iu duk qesharake se si Qeveria Kurti ‘Ballkani e Hapur’ po e sheh si dominim serb, derisa Kosova importon më së shumti nga Serbia.

“Është për të qeshur dhe për të qarë se si Ballkani i Hapur shihet si dominim i Serbisë, ndërsa rritja dhe volumi tregtar më i madh është këtu, në Kosovë” ka thënë Rama, duke aluduar në qasjen e qeverisë Kurti.

Kujtojmë se Rama vizitoi edhe familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.

Shpërndaje në: