Indeksi i lirisë së shtypit, Rexha: S’kemi pritur përmirësim, por as rënie kaq të madhe

Indeksi i lirisë së shtypit, Rexha: S’kemi pritur përmirësim, por as rënie kaq të madhe

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka folur edhe njëherë rreth rënies e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, duke thënë se një gjë e tillë është alarmuese dhe shokuese.

Ai është shprehur se për shkak të fushatës anti-media të qeverisë, askush s’ka pritur përmirësim, por as rënie kaq të madhe, transmeton Periskopi.

“Shumë e rëndësishme është gjuha e urrejtjes, degraduese, denigruese që vjen nga Qeveria e Kosovës dhe elementët e saj kundër mediave dhe gazetarëve, që krijon një klimë shumë të vështirë të të bërit gazetari”.

“Është befasuese rënia kaq e madhe. Unë s’kam pritur përmirësim për shkak të asaj çfarë ka ndodhur brenda këtij viti dhe gjithë fushatës së vazhdueshme dhe punës së përditshme anti-media të kësaj qeveria, askush realisht nuk ka mundur të pres përmirësim, por mbase nuk e kemi pritur rënien kaq të madhe”, është shprehur Rexha në Klankosova.

Shpërndaje në: