Infektologu Ramadani bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare

Infektologu Ramadani bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare

Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, tha se duhet të bëhet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ramadani, në Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se nuk duhet të ketë frikë se mund të ketë efekte anësore pasi që vaksinimi po paraqet mbrojtje të mirë tek femijët.

“Unë iu kisha drejtuar qytetarit të nderuar, prindit të nderuar që të mendojë për të mirën e fëmijës e vet, për të mirën e shëndetit të fëmiut të vet. Nuk duhet të frikësohet, nuk mendoj se ka arsye pasi që është vërtetuar që vaksinimi tek fëmijët po paraqet mbrojtje të mirë. Nuk ka dhënë efekte anësore”.

“Ju e dini që para një kohe në Kosovë ka vdekur edhe një fëmijë më i vogël se një muaj nga COVID-19. Pra, COVID-19 Delta po i sulmon edhe fëmijët”.

Ai këto komente i bëri si përgjigje ndaj prindit Arianit Sllamniku i cili po e kundërshton vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ai, në një intervistë po në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që as ai vetë nuk e ka marrë vaksinën.

Shpërndaje në: