Infektologu Tolaj ka një lajm të mirë rreth vaksinës për koronavirus

Infektologu Tolaj ka një lajm të mirë rreth vaksinës për koronavirus

Infektologu Ilir Tolaj po thotë se virusi që shkaktoi pandeminë COVID-19 po paraqitet në gjashtë tipe dhe po ndryshon shumë pak.

Këtë mosndryshim, Tolaj po e quan si lajm të mirë për hulumtuesit që po punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.

“Këto janë rezultatet e studimit më të gjerë të bërë deri tash lidhur me strukturën gjenomike të SARS Cov 2, nga shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”.

“Rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënës. Koronavirusi SARS Cov 2 paraqitet me pak ndryshime, përafërsisht 7 mutacione në çdo mostër. Kjo është për gjysmë më pak sesa variacionet të cilat paraqiten tek virusi i gripit sezonal”.

“Këto të dhëna flasin se koronavirusi aktual tashmë është optimizuar për të infektuar qeniet njerëzore dhe kjo e shpjegon ndryshimin e ultë evolutiv të tij. Kjo e dhënë nënkupton se mjekimet antivirale që po zhvillohen, duke i përfshirë edhe vaksinat, do të jenë efektive kundër tij”.

“Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Ëuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi”.

“Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa muatcione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes”.

Shpërndaje në: