Intelektualët” thërrasin mbledhje: Sulmet nuk na ndalin!

Intelektualët” thërrasin mbledhje: Sulmet nuk na ndalin!

“Intelektualët”, grupi i tifozëve të Dritës, ka ftuar mbledhje të të gjithë tifozëve për të dielën, pas sulmit që drejtori sportiv i klubit të futbollit Drita, Valon Zymberi, ia bëri udhëheqësit të tifo-grupit, Taulant Byqmetin.

Në një postim në Facebook, “Intelektualët” kanë thënë se ajo që ka ndodhur të mërkurën “është sulmi më brutal dhe më i shëmtuar në histori të sportit në Kosovë, i prirë nga zyrtarët e klubit kundrejt Intelektualëve, është sulm i paprecedent dhe i papranueshëm nga të gjithë ne”.

“Andaj kemi vendosur që të mblidhemi dhe t’i diskutojmë të gjitha”, thuhet në thirrjen e tifozëve për takimin e ftuar në teatrin e qytetit të Gjilanit në mbrëmjen e së dielës.

Drita është shtëpia jonë. Sulmet nuk na ndalin, vetëm na forcojnë”, përfundon postimi.

Shpërndaje në: