Inteligjenca britanike: Putin po shkarkon komandatët për shkak të dështimeve

Inteligjenca britanike: Putin po shkarkon komandatët për shkak të dështimeve

Ministria e Mbrotjes së Britanisë së Madhe ka publikuar raportin e fundit të inteligjencës, e cila sot fokusohet me supozimet që janë shkarkuar një numër i komandantëve ushtarakë për shkak të performancës së dobët në luftën me Ukrainën, transmeton Periskopi.

Një list e vogël por përmbajtësore e atyre që besohet se janë shkarkuar nga Vladimir Putin përfshinë:

Gjeneral Lejtnant Serhiy Kisel, që kishte komanduar elitën e parë të Gardës së Tankeve, për shkak të dështimit për kapjen e Kharkiv.

Zëvendës-admiral Igor Osipov, që komandonte Flotën ruse në Detin e Zi, për shkak të fundosjes së luftanijes Moskva.

Shefi i Stafit Gjeneral të Rusisë, Valeriy Gerasimov, që ndoshta mund të jetë ende në detyrë, por që ka humbur besimin e Putinit. /Periskopi/

Shpërndaje në: