Interesante: Mësoni se për çka u pajtuan Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel

Interesante: Mësoni se për çka u pajtuan Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel

Sot ka përfunduar takimi i tretë i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq, shkruan Periskopi.

Por edhe pas këtij takimi nuk pati arritje të ndonjë marrëveshje, por Kurti e Vuçiq u pajtuan që të takohen çdo muaj kur të vijë koha për të diskutuar marrëveshjen finale.

Kështu tha gazetari i Kanal10 në Bruksel, Xhemajl Rexha.

“Zyrtari i lartë i BE-së që vazhdimisht na ka informu, na ka thënë se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar të takohen çdo muaj kur të vijë koha e diskutimeve intensive për marrëveshjen finale”, tha ai.

Kujtojmë se pas takimit Kurti-Vuçiq, Josep Borell përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialog ka dalë në një konferenë për medie ku ka treguar detaje nga takimi.

Shpërndaje në: