Interi e përmbys Sassuolon me anë të Dzeko e Lautaro – tri pikë të reja për ‘Zikaltrit’

Interi e përmbys Sassuolon me anë të Dzeko e Lautaro – tri pikë të reja për ‘Zikaltrit’

Inter ka marrë tri pikë të reja në Serie A.

Skuadra e Inter ka shënuar fitore 1:2, duke përmbysur skuadrën e Sassuolo, shkruan Periskopi.

Goli i nikoqirëve erdhi herët në minutën e 22’ të takimit, kur Berardi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Inter arriti të reagonte vetëm në minutën e 58’ të takimit. Ishte Edin Dzeko që pas asistimit të Ivan Perisic barazoi rezultatin në 1:1.

Përmbysjen e kompletoi Lautaro Martinez, i cili me golin nga penalltia në minutën e 79’ vulosi edhe rezultatin final 1:2, shkruan Periskopi.

Inter shkon kështu në kuotën e 17 pikëve, për pozitën e dytë pas shtatë xhirove, kurse Sassuolo mbetet me shtatë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: