Interi shfaqë kthetrat, triumfon me përmbysje kundër Fiorentinës

Interi shfaqë kthetrat, triumfon me përmbysje kundër Fiorentinës

Interi ka marr një fitore të madhe ndaj Fiorentinës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Fiorentina e nisi ndeshjen më mirë, duke krijuar më shumë.

Fal kësaj e gjeti edhe golin në minutën e 23-të, pas pasimit të Nicolas Gonzalez i cili gjeti Riccardo Sottil që shënoi për 1-0.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën kampionët treguan dhëmbët.

Barazimi erdhi në minutën e 52-të, kur Matteo Darmian shënoi për 1-1, pas një aksioni të bukur të zikaltërve.

Nuk vonoi shumë dhe Interi mori epërsinë. Harkimit perfekt të Han Calhanoglu iu përgjigj me kokë Edin Dzeko që shënoi për 2-1.

Interi hipotekoi fitoren në minutën e 87-të, kur Ivan Perisic shënoi nga afër për 3-1.

Interi ka 13 pikë dhe kthehet lider në Serie A.

 

 

Shpërndaje në: