Interi tallet me Barcelonën: 120 minuta në San Siro janë shumë të gjatë
Interi, me të drejtë, po e shijonte në maksimum festën pasi përmbysi Barcelonën në kohën shtesë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza.
Nerazzurrët përdorën gjithashtu një shprehje që me gjasë i ka kënaqur tifozët e Real Madridit dhe u hodhi edhe më shumë kripë plagëve të Barcelonës, raporton Express transmeton Periskopi.
“90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata” është një shprehje që përdoret shumë nga tifozët e Real Madridit.
Ajo i referohet aftësisë së Real Madridit për të përmbysur ndeshjet, veçanërisht në Evropë, dhe u përmend në vitin 1986 pasi Los Blancos ishin mundur nga Interi 2-0 në Itali. Real Madridi do ta fitonte ndeshjen e kthimit 3-0 në Bernabeu.




