Ja pse Hashim Thaçi është tradhtar

Ja pse Hashim Thaçi është tradhtar

“Tradhtia ‘brina’ nuk ka thotë një fjalë popullore, ai duke qenë në krye të institucioneve për shumë vite , duke qenë edhe në krye të drejtorisë politike të UÇK-së, nuk ka bërë asgjë në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, përkundrazi ai dyshoj me të drejtë se meqë nuk ka bë asgjë ka qenë në dijeni dhe ka dhënë kontribut në njollosjen e njerëzve të caktuar te UÇK-së duke menduar se do të mbetet i paprekshëm”, ka thënë Berisha.

Gjatë kësaj interviste deputeti Berisha, ka folur edhe për koalicionet e mundshme.

Gazeta Blic: Z. Berisha, keni pasur një përplasje verbale me zëvendëskryeministrin Kuçi, pse ndodhi ajo?

Zafir  Berisha: Nuk ishte ndonjë përplasje e paargumentueshme, unë thjeshtë shpreha mendimin tim rreth rolit të tij në kohën sa ka qenë ministër i Drejtësisë, por kjo nuk d.m.th se ai duhet me u pajtu me mu siç nuk pajtohem edhe unë me të.

Gazeta Blic: Keni akuzuar presidentin Hashim Thaçi për tradhti ndaj vendit. Mbi çfarë baze e keni thënë këtë?

Berisha: Tradhtia ‘brina’ nuk ka thotë një fjalë popullore, ai duke qenë në krye të institucioneve për shumë vite , duke qenë edhe në krye të drejtorisë politike të UÇK-së, nuk ka bërë asgjë në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, përkundrazi ai dyshoj me të drejtë se meqë nuk ka bë asgjë ka qenë në dijeni dhe ka dhënë kontribut në njollosjen e njerëzve të caktuar te UÇK-së duke menduar se do të mbetet i paprekshëm. Ai tashmë është publikisht i përfolur si bashkëpunëtor i shërbimit sekret francez, që e përforcon dyshimin tim se ka mision djallëzor për perspektiven evropiane të Kosovës.

Gazeta Blic: Si e sheh Kadri Veselin në krye të PDK-së?

Berisha: Kadria është Kadri, ashtu edhe e shoh si Kadri!

Gazeta Blic: A do të bëjë koalicion Nisma me PDK-në?

Berisha: Nuk është radha as ta mendojmë, e lëre më të bëjmë koalicion.

Gazetalic: A do të pranojë Nisma dhe AAK të hyjnë në koalicion parazgjedhor me AKR-në?

Berisha: Pse a ende ekziston AKR-ja a? Nuk e kemi as në agjendë s nuk e kam se e ka pushu aktivitetin ky subjekte politik.

GazetaBlic: Çfarë do të ndodh me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi? Si duhet të veprojë qeveria me marrëveshjen në fjalë?

Berisha: Demarkacioni nuk do të kaloj. Kjo më është e sigurt dhe ky version as që duhet të vijë në Kuvend. Ardhja në Kuvend kështu siç mendon qeveria, e llogaris provokim i situatës politike. Qeveria duhet të pranoj se ka gabuar dhe kjo çështje duhet te filloj nga zero, në mënyrë që të evitohet cënimi i sovranitet vendit.

Shpërndaje në: