Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku, pritet t’i bashkohet LDK’së?
Inxhinieri Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sadiku, i cili është edhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, pritet të anëtarësohet në këtë parti ditëve në vijim, raporton Express.
Lëvizja vjen pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.
Ermal Sadiku është lindur dhe rritur në Prishtinë, ku gjithashtu ka përfunduar studimet në fushën e inxhinierisë. Më pas ai ka vazhduar specializimin në Gjermani, duke thelluar njohuritë dhe përvojën e tij profesionale. Pas studimeve, Ermal Sadiku është rikthyer në Kosovë për të ndërtuar karrierën si inxhinier dhe sipërmarrës, duke themeluar disa nga kompanitë më të suksesshme të sektorit ICT në vend.



