IPK kërkon suspendimin e kolonelit që u arrestua, dyshohet për “detyrim dhe shmangie nga tatimi”
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se pas aksionit me Prokurorinë e Prizrenti, kanë arrestuar katër persona, shkruan Periskopi.
Sipas njoftimit, në mesin e personave të arrestuar është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi.
“Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.
Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë në Prizren – arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel



