IPK me detaje tjera, zyrtari i ndaluar policor akuzohet për ngacmimin e një gruaje

IPK me detaje tjera, zyrtari i ndaluar policor akuzohet për ngacmimin e një gruaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

IPK bën të ditur se kishte pranuar informacione nga ankuesja, e cila ka denoncuar rastin, duke pretenduar se zyrtari policor ka kryer veprime të kundërligjshme.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë veprime hetimore, pas të cilave i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shpërndaje në: