IPK suspendon pesë zyrtarë policor lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

IPK suspendon pesë zyrtarë policor lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Së fundmi, burime të Periskopit kanë bërë të ditur se pesë zyrtarë të Policisë janë suspenduar, teksa po zhvillohen hetimet lidhur me vdekjen e tij.

Pak orë më parë IPK doli me një komunikatë, ku bëri të ditur se bashkë me Prokurorinë janë duke hetuar reagimin policor mbi vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.

Flet vëllai i Agon Zejnullahut: Jemi të tronditur me videot e arrestimit, për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

 

Vdekja e 27-vjeçarit, Kryeprokurori Gashi: Situatë e ndjeshme, s’jap informata që mund të sjellin pasoja të panevojshme

Shpërndaje në: