Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në
“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit.
Delegacionet amerikane dhe iraniane zhvilluan bisedime në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, fundjavën e kaluar, por negociatat zgjatën më pak se një ditë dhe nuk u arrit një marrëveshje
Më herët këtë javë, Shtëpia e Bardhë tha se një raund i dytë diskutimesh ka të ngjarë të mbahet në të njëjtin qytet, me Pakistanin si ndërmjetës kryesor midis dy vendeve.
Por Saeed Khatibzadeh njoftoi se Irani po kërkonte finalizimin e një “marrëveshjeje kornizë” përpara se të kalonte në një takim tjetër, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Ka çështje nga të cilat amerikanët ende nuk e kanë braktisur qëndrimin e tyre maksimalist”, i tha ai Associated Press në një forum diplomatik në Turqi.
Megjithatë, ka pasur shumë shkëmbime mesazhesh midis palëve ditët e fundit, sipas Khatibzadeh.
Ai shtoi se Irani nuk do t’ia dorëzonte uraniumin e pasuruar SHBA-së, duke e përshkruar idenë si “të parealizueshme”./Periskopi
Trump thotë se një marrëveshje me Iranin është afër – mbeten 3 pengesa



