Irani rihap pjesërisht hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare
Irani ka njoftuar rihapjen e hapësirës ajrore mbi rajonin qendror dhe një pjesë të perëndimit të vendit për fluturime ndërkombëtare dhe tranzit, ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Zhvillimit të Republikës Islamike.
Sipas deklaratës zyrtare, përveç pjesës lindore që ka qenë funksionale për fluturimet e brendshme dhe të huaja, tashmë edhe hapësira mbi qendrën dhe pjesërisht perëndimin e Iranit është e hapur për qarkullim ajror ndërkombëtar.
Megjithatë, kompania ajrore Emirates ka njoftuar se do të vazhdojë pezullimin e fluturimeve ndërmjet Dubait dhe Teheranit deri më 5 korrik, për shkak të “situatës rajonale”.
Nga ana tjetër, Emirates do të rifillojë fluturimet drejt Irakut në fillim të muajit korrik – konkretisht në linjën Dubai-Bagdad më 1 korrik dhe Dubai-Basra më 2 korrik./Periskopi/



