Irani sulmon veriun e Izraelit, rreth 60 të lënduar

Irani sulmon veriun e Izraelit, rreth 60 të lënduar

Goditjet iraniane shkaktuan pothuajse 60 të lënduar në veri të Izraelit.

Pesëdhjetë e tetë persona u lënduan gjatë një sulmi raketor natën e kaluar në veri të Izraelit, sipas shërbimeve emergjente të vendit.

Fotografitë tregojnë banorë dhe ekipe shpëtimi duke inspektuar dëmet e shkaktuara nga goditjet, shkruan skynews.

Të gjithë të lënduarit kanë pësuar dëmtime të lehta, përveç një personi që ndodhet në gjendje të rëndë; 57 të tjerë u lënduan kryesisht nga thërrimet e xhamit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Irani ka kryer sulmet ndaj Izraelit si hakmarrje për goditjet amerikano-izraelite në territorin e tij.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar sulme edhe më të fuqishme gjatë ditëve të ardhshme ndaj regjimit iranian. /Periskopi/

Shpërndaje në: