Ironizon Syla: Një ditë, ka me dalë në televizion, se Kurti në Vietnam i jep lajmet

Ironizon Syla: Një ditë, ka me dalë në televizion, se Kurti në Vietnam i jep lajmet

Gazetari dhe analisti, Valon Syla, ka folur për qasjen e Kurtit ndaj sindikatave duke e kritikuar kryeministrin se nuk po bën asgjë ndaj kësaj kategorie.

Syla në Pressing T7, me ironi ka vazhduar të thotë se pas lajmit se kryeministri Kurti u bë edhe udhëheqës i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, ai do të vazhdojë edhe të japë lajmet në Vietnam.

“Kurti ia e sheh zgjidhjen qysh do vetë, ja nuk e sheh zgjidhjen qysh e shohin të tjerët në nevojë. Nuk e shohim more na botën në atë këndin e Albin Kurtit, në atë kornizën e vetë, a e ke pa qysh këqyr ai, sikur vec ai e din. Tash ishte bërë edhe shef i Shëndetësisë, e kishte shpallë vetën shef i komisionit. Ai një ditë, ka me dalë në televizion, se në Vietnam i jep lajmet”, përfundoi Syla me ironi. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: