Isa Mustafa mbështet marshin për krerët e UÇK-së: Luftëtarët meritojnë drejtësi

Isa Mustafa mbështet marshin për krerët e UÇK-së: Luftëtarët meritojnë drejtësi

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar në përkrahje të marshit për krerët e UÇK-së që mbahet të dielën në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së meriton përkrahje si dhe luftëtarët e saj meritojnë drejtësi.

“Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!

Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!

Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi.

Shpërndaje në: