Ish banorja e BBVK: Mendoj se në Kosovë jeni akoma mbrapa me stil

Ish banorja e BBVK: Mendoj se në Kosovë jeni akoma mbrapa me stil

Lela Seferi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve për një krizë me partnerin e saj, Leonardo Gashin, ka surprizuar publikun me një hap të ri në karrierë.

Ajo tashmë përfaqëson një brand të ri mode, një rol që duket se e ka marrë me plot seriozitet dhe profesionalizëm.

Ndërsa publiku dhe mediat vazhdojnë të presin një koment lidhur me jetën e saj personale, Lela ka vendosur ta zhvendosë vëmendjen tërësisht te projekti i ri profesional dhe bashkëpunimi me markën në fjalë.

Megjithatë, jo vetëm angazhimi i saj i ri ka tërhequr vëmendjen.

Një deklaratë e fundit, dhënë pikërisht gjatë prezantimit të këtij bashkëpunimi, ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

“Unë prapë mendoj se në Kosovë jeni ende pas me stil, dhe pikërisht për këtë arsye ky brand sjell një qasje krejt të re”, u shpreh ajo.

Këto fjalë kanë hapur debate të gjera mbi standardet dhe shijen e modës në vend. /Telegrafi/ Periskopi/

Shpërndaje në: