Ish-futbollisti i Interit rrahet dhe maltretohet barbarisht nga një person, kjo është arsyeja

Ish-futbollisti i Interit rrahet dhe maltretohet barbarisht nga një person, kjo është arsyeja

Pak ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën Yann Karamoh, ish-lojtari i Caen, Interit dhe Bordeaux-it, pëson ofendime nga një person që regjistronte videon.

Burimet e mediave franceze thonë se ai ishte rrahur më parë për lidhje me të dashurën e burrit pas kamerës, tashmë i dënuar me dy vjet burg.

“Në njërën dorë ka pasur thikë, me tjetrën më ka rrahur. Më ka rrahur, është diçka që do të më qëndrojë gjithë jetën. Është e rëndësishme që çdo gjë të thuhet saktë, ai mburret për këtë”, tha futbollisti 23-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti si futbollist i Parmës i huazuar për Fatih Karagümrük.

Karamoh pësoi një thyerje të mollëzës dhe lëndime në kokë gjatë sulmit. Në videon e publikuar ai qan dhe lutet të kursehet.

VIDEO

 

Shpërndaje në: