Ish-koloneli i FSK-së: Votimi i projektligjit për pagën minimale pa veteranët ka qëllim rrëzimin e Qeverisë

Ish-koloneli i FSK-së: Votimi i projektligjit për pagën minimale pa veteranët ka qëllim rrëzimin e Qeverisë

Koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli ka reaguar pas votimit në parim të projektligjit për pagën minimale e që nuk i përfshin pensionet e veteranëve.

Veseli duke kritikuar këtë veprim të pushtetit, thotë se nuk beson se elektorati i VV-së është kundër vlerave të luftës.

Madje sipas tij, i tërë ky skenar po bëhet nga disa qeveritarë në mënyrë që të rrëzohet Qeveria “Kurti 2” dhe të shkohet në zgjedhje të reja paralamentare.

“Thjeshte mendoje se eshte bere qellimishtë ky largim, për të provokuar situata të reja politike, dhe që në një të ardhme të afërme të realizojnë rrëzimin e qeveris dhe quarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare”, ka shkruar mes tjerash ai.

Reagimi i plotë i tij:

Fillimi i fundit.

Miratimi i sotëm në lexim të parë, i projekt ligjit për pagën minimale, duke mos e përfshi kategorin e veteranëve të luftës në këtë rritje, në veti bartë mesazh shumë të keq dhe paraqetë një shkelje të madhe njerzore të kësaj kategorie aq me vlerë në shtetin tonë.

Grupet të caktuara të partive në pushtet shpërfaqën realishtë qëndrimet e tyre per kategorit e liris. Por këto qëndrime të këtyre grupeve të vogla të interesit në partit e tyre të instaluara edhe në qeveri nuk janë qëndrime të elekoriatit të tyre.

Sepse elektoriati I VV kurr skan qenë kundër vlerave të luftës, dhe një pjesë shumë e madhe e tyre janë edhe vetë bartës të luftës për liri.

Se pse ndodhi kjo, pse u larguan nga rritja veteranët, mendojë se ka një prapavijë politike nga grupet e caktuara ne qeveri.

Thjeshte mendoje se eshte bere qellimishtë ky largim, për të provokuar situata të reja politike, dhe që në një të ardhme të afërme të realizojnë rrëzimin e qeveris dhe quarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.

Duhet pritur edhe shpërfaqje të problemeve tjera të reja që kjo të ndodh.

E gjithë kjo, mund të ndodh si shikim I vetës në pasqyrë dhe mos mundësia për ndryshim, perkund premtimeve me te cilat kane ardh në pushtet.

Asnje elektorjat partije, e sidomon I VV qe jane shume te rinje, nuk mund te pajtohen qe te vazhdon keq qeverisja, qe dikush te pasurohet e ata te mbesin ne situaten e njejete ekonomike. Ngjajshm me zhgenjimin e elektoriatit te LDK dhe PDK kur ndeshkuan partit e tyre.

Afrim Veseli
Kolonel në Pension.

Shpërndaje në: