Ish-komandanti i UÇK-së: Beteja e Koshares – një histori plot emocione

Ish-komandanti i UÇK-së: Beteja e Koshares – një histori plot emocione

Hysen Berisha, ish-komandant i UÇK-së, pjesëmarrës në këtë betejë, ka thënë se rastet e veçanta, si ky i shënimit të 18 vjetorit të Betejës së Koshares, i ngjallin emicione­ të shumëfishta.

“Ngjall dhembje, emocione dhe, mbi të gjitha, ngjall krenari, sepse jo gjithkujt i është dhënë rasti të japë kontributin e vet, në formën çfarë e kemi dhënë ne, në luftën e Koshares, me armë në dorë”, ka thënë Berisha, në një intervistë për RTK-në.

“Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e asaj beteje do të jenë krenarë dhe historia do t’i mbajë lart në piedestalin e saj”, ka theksuar Berisha.

Ai ka thënë se Betejës së Koshares i ka paraprirë një strategji e hartuar dhe planifikuar me kujdes, prandaj ajo ka përfunduar me fitore.

“Ka pasur vendim për luftë dhe urdhër dhe secili e ka ditur objektivin e vet dhe lëvizjet në objektiva kanë qenë në lëvizje minimale në mënyrën e realizimit të objektivave”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Beteja e Koshares është zhvilluar në harmoni me operacionet e NATO-s. Ai ka thënë se harmonia me NATO-s dhe partnerët strategjikë të Kosovës vjen si mesazh deëri në ditët e sotme, por edhe për të ardhmen e Kosovës. (r.m.)

Shpërndaje në: