Ish kryediplomatja për letrën e Gërvalles në KiE: Gabim kardinal

Ish kryediplomatja për letrën e Gërvalles në KiE: Gabim kardinal

Ish kryediplomatja e Kosovës Meliza Haradinaj ka komentuar dërgimin e letrës nga ministrja Donika Gërvalla në orët e fundit drejt asambles parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan Periskopi.

Ajo ka thënë se ky është një gabim kardinal.

Sipas saj kjo tregon joseriozitet të institucioneve të Kosovës.

Reagimi i plotë

Gabim kardinal – dërgimi i letrës në KiE në momentet e fundit para votimit – me njoftimin se Kosova po përgadit një draft të saj të Asociacionit për ta dërguar në Kushtetuese!

1. Tregon joseriozitet në përcaktimin se Kosova nuk mund të defunksionalizohet me Asociacion;
2. Thellon mosbesimin e shteteve aleate për bashkëveprim ndërkombëtar me Kosovën;
3. I hapë rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia.

Gërvalla i shkruan letër KiE, thotë se Qeveria e dërgon draftin e saj të Asociacionit në fund të muajt maj

 

Shpërndaje në: