Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi pas aktivitetit të tij 20 vjeçar në politikë, si kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës në këtë komunë, ka lënë politikën dhe i është kthyer profesionit të tij të juristit.

Kuçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka nisur rrugëtimin profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve.

Njoftimi i plotë i Agron Kuçit:

Të dashur miq !

Pas një pune mbi 20 vjeçare në  detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve !

Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.

Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë.

Shpërndaje në: