Ish-Miss Shqipëria: Kanye West më la sepse donte të lidhej me Kim Kardashian
Ish-konkurrentja e “Miss Universe” dhe Miss Shqipëria 2010, Angela Martini, ka folur ekskluzivisht për Daily Mail rreth një fotografie që u bë virale rreth 15 vjet më parë, ku ajo shihej në dukje duke shkëmbyer një puthje në buzë me Donald Trump.
Ngjarja ndodhi në vitin 2011 gjatë një konference për shtyp të organizatës “Miss Universe” (në pronësi të Trump në atë kohë), gjashtë vjet pas martesës së tij me Melania Trump.
Martini, e cila tani është 39 vjeç, sqaroi se fotoja ishte thjesht një “iluzion optik”. Ajo theksoi se aparati e kishte kapur atë dhe Trump në një kënd që i bënte të dukeshin sikur po shkëmbenin një moment intim në buzë, por në të vërtetë, ata shkëmbyen thjesht një puthje në faqe.
Modelja shqiptare pranon se në foto dukej “e çuditshme” dhe u përball me gjykime të ashpra në atë kohë, por nuk e lejoi ta prekte, pasi e dinte “të vërtetën” e saj. Ajo gjithashtu pretendon se as Trump, as ekipi i tij, nuk e kontaktuan më pas, pasi e gjithë situata ishte “jo e vërtetë”.

Duke folur për ndërveprimet e saj me Donald Trump larg syrit të publikut, Martini rrëfeu se e takoi për herë të parë pas prapaskenave të Miss Universe, kur ajo ishte e dekurajuar për shkak të favorizimeve që kishte parë.
Ajo pretendon se Trump e kishte vënë re, pyeti ish-presidenten e Miss Universe, Paula Shugart, se kush ishte ajo. Edhe pse Shugart gjoja i kishte thënë se Martini ishte “shumë e vështirë” dhe me “sjellje”, Trump kishte këmbëngulur ta takonte, i tha “më vjen mirë që të njoh” dhe më pas i kishte thënë Shugart-it: “Dua që ajo të shkëlqejë”.
Përkundër akuzave të tjera nga ish-konkurente (si Tasha Dixon dhe Alicia Machado) për sjellje joetike, Martini kujton: “Ai ishte shumë i sjellshëm. Ai kurrë nuk flirtoi. Ishte shumë profesionale.”. Ajo shton se edhe kur është takuar me të dhe Melanian që atëherë, ata kanë qenë “shumë të sjellshëm dhe të këndshëm”, duke theksuar se “gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë respektuese me të”.
Përveç skandalit me Trump, Martini zbuloi gjithashtu se kishte pasur një lidhje të shkurtër me reperin Kanye West në vitin 2011. Ajo kujton se West e kishte thirrur pasi e kishte parë në një tapet të kuq dhe e ftoi për drekë. Edhe pse ai i bënte shumë komplimente për stilin e saj, romanca e tyre u shua shpejt, pasi Martini thoshte se “mërzitej” shpesh kur ai donte të qëndronte gjatë gjithë kohës në studio për të dëgjuar muzikën e tij të re. Ajo pretendon se West i kishte dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se do të fillonte të takohej me Kim Kardashian.
Sa i përket jetës personale, Martini u martua gjithashtu. Ajo lidhi kurorë me aktorin rumun Dragos Savulescu, por martesa e tyre u trazua nga problemet e tij ligjore. Ai ishte akuzuar për përvetësim dhe korrupsion në vendin e tij, ndërsa vetëm së fundmi është shpallur i pafajshëm.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Martini ka paraqitur kërkesën për divorc në tetor dhe në intervistë shpjegoi se si vështirësitë martesore e kishin rënduar emocionalisht./Periskopi/



