Ish-presidenti brazilian urdhërohet të fillojë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg

Ish-presidenti brazilian urdhërohet të fillojë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg për një grushti shteti të dështuar, vendosi të martën gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes.

Ekipi i mbrojtjes së ish-presidentit kishte zgjedhur të mos apeltote vendimin përfundimtar pas dënimit për grusht shteti në vitin 2022 kundër pasardhësit të tij, presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.

Si rezultat, Moraes kërkoi që dënimi të konsiderohej përfundimtar, duke hequr çdo mundësi për apel të mëtejshëm dhe duke vënë në lëvizje dënimin prej 27 vitesh për Bolsonaron, raporton cnn.

Bolsonaro është në selinë e Policisë Federale të Brazilit që nga e shtuna, pasi ai u arrestua për ndërhyrje në hallkën monitoruese në kyçin e këmbës që i ishte vendosur me urdhër gjykate.

Të shtunën, avokatët e Bolsonaros e përshkruan arrestimin e ish-presidentit si “të pajustifikueshëm” dhe pretenduan se shëndeti i tij është në rrezik gjatë periudhës së paraburgimit.

Rasti që e çoi Bolsonaron në burg filloi pak pasi ai humbi garën për rizgjedhje në vitin 2022 ndaj Lula da Silvës. Autoritetet federale thonë se ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij pothuajse menjëherë filluan të hartonin një plan të paligjshëm për të mbajtur presidencën, duke çuar ndër të tjera në një sulm dramatik më 8 janar 2023 ndaj godinave qeveritare në Brazilia nga mbështetësit e Bolsonaros, transmeton telegrafi.

Pas rizgjedhjes së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump – aleat i Bolsonaros – në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara filluan së shpejti të komentojnë mbi rastin si një çështje të politikës së jashtme. Në muajin korrik, Trump madje vendosi tarifa të larta mbi disa eksporte braziliane, duke i bërë presion Brazilit të heqë dorë nga ajo që ai e quajti një “gjueti shtrigash” kundër Bolsonaros.

Megjithatë, deri në momentin kur Bolsonaro u mor në paraburgim gjatë fundjavës, Shtëpia e Bardhë kishte krijuar përjashtime nga tarifat për eksportet më të mëdha të Brazilit. I pyetur të shtunën për arrestimin e Bolsonaros, Trump u tha gazetarëve se nuk kishte dëgjuar për të, por se ishte “mëkat”./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Votimi në restorante e sallë dasmash – PDK dorëzon ankesë në PZAP

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa…

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar, u gjet i plagosur në pyll

Autoritetet italianë kanë arritur të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçares…

Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – Arrestohet i dyshuari në Prizren

Në Prizren është zbuluar një rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve dhe uzurpimit të…

Ndërron jetë aktori i njohur i Hollywoodit

Ka ndërruar jetë aktori i njohur i Hollywoodit, Cary-Hiroyuki Tagawa. Tagawa vdiq të enjten në…

Konfirmohet: Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve,…

Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funksionale, s’mund të përballojë më shumë humbje kohe

Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht ngërçin institucional…

Prebreza i VV’së e konfirmon se edhe Lista Srpska ua dha votën për konstiuimin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë arriti ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.…